• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Skenarët e mundshëm për Gazën e pasluftës. Analistët flasin për Rel: Si mund të ndryshojë statu-quoja dhe pse shkatërrimi i Hamasit është mision i pamundur

Skenarët e mundshëm për Gazën e pasluftës. Analistët flasin për Rel: Si mund të ndryshojë statu-quoja dhe pse shkatërrimi i Hamasit është mision i pamundur

by albnews
22 October, 2023
in Bota
0
3
VIEWS

Bashkëjetesa edhe ashtu jo e lehtë midis Izraelit dhe Hamasit për më shumë se 16 vjet, nuk do të mund t’i mbijetojë konfliktit aktual. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta zhdukë nga faqja e dheut grupin militant. “Pamjet e shkatërrimit dhe rrënimit të bastioneve të Hamasit në Gazë janë vetëm fillimi. Kemi vrarë qindra terroristë. Dhe nuk do të ndalemi me kaq. Çdo vend ku vepron Hamasi, do të jetë në gërmadha”, ka thënë ai. Grupi militant palestinez i Hamasit ka nisur një sulm të paprecedentë kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1.400 njerëz dhe duke marrë qindra pengje.

Së paku 3.300 njerëz janë vrarë deri më tash në Gazë, pasi Izraeli ka filluar sulmet ajrore hakmarrëse në të njëjtën ditë, dhe pritet të nisë edhe ofensivën tokësore. Izraeli, po ashtu, ka rrethuar enklavën me 2.2 milionë banorë, duke i bllokuar pjesën më të madhe të furnizimeve me ushqime, ujë dhe energji elektrike.

Shumica e spitaleve atje nuk funksionojnë, ndërsa disa prej tyre janë dëmtuar keq edhe nga shpërthimet. Së paku 500 njerëz janë raportuar të vrarë vetëm mbrëmjen e 17 tetorit, kur një shpërthim ka goditur spitalin Al-Ahli Arab, të mbushur plot. Hamasi – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera – ka sunduar Gazën nga viti 2007. Ai është betuar për shkatërrimin e Izraelit dhe dëshiron ta zëvendësojë atë me një shtet islamik. Ai ka zhvilluar disa luftëra me Izraelin prej se ka marrë pushtetin, të cilat kanë përfunduar me një lloj paqeje të brishtë.

Por, kësaj radhe është ndryshe – ky nuk është thjesht një rund tjetër me Hamasin, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë Susannah Heschel, ligjëruese e studimeve hebraike në Kolegjin Dartmouth, në Nju Hempshir. “Hamasi ka kryer sulmet më të tmerrshme kundër një kombi sovran që nga 11 shtatori [i vitit 2001], ndoshta. Dhe, krahasuar me madhësinë e popullsisë, do të thosha se kërdia e Hamasit ndaj izraelitëve i tejkalon sulmet e 11 shtatorit [në SHBA]. Pra, kjo ishte një katastrofë në çdo aspekt të qenies njerëzore”, thotë Heschel.

Pamjet e Hamasit duke masakruar familje izraelite dhe duke rrëmbyer fëmijë i kanë dhënë fund status quo-së së deritashme, thotë edhe Nimrod Goren, nga Instituti për Lindjen e Mesme. Duke folur për Exposenë nga Jerusalemi, ai i përshkruan veprimet e grupit si “terroriste” dhe të papara ndonjëherë.

“Numër aq të madh njerëzish të vrarë, të plagosur ose të rrëmbyer, Izraeli nuk ka pasur kurrë që nga themelimi i tij. Sulmi është i paprecedentë. Dëmi është enorm. Çdo izraelit njeh dikë që është vrarë, është plagosur ose është marrë peng. Është shumë personale. Pra, është diçka me përmasa krejtësisht ndryshe”, thotë Goren.

Se çfarë do ta zëvendësonte status quo-në e deritashme, është vështirë të parashikohet, thonë analistët. Sipas tyre, marrëdhëniet e ardhshme Izrael-Gazë do të mund të varen edhe nga ajo që mbetet prej Hamasit dhe Gazës kur luftimet të mbarojnë. Vetë zyrtarët izraelitë nuk duket se janë të gatshëm për t’i diskutuar mundësitë publikisht. Ministrja për Inteligjencë e Izraelit, Gila Gamliel, ka thënë për mediat: “Duhet të shohim se sa kohë do të duhet për ta shkatërruar Hamasin. Dhe, atëherë, besoj se do të ketë një mirëkuptim ndërkombëtar me Izraelin për ditën e nesërme. Por, tani, ne duhet ta përqendrojmë të gjithë fuqinë tonë për ta fituar këtë luftë”.

Hamasi “do ta paguajë çmimin dhe do ta mbajë mend”, ka thënë Netanyahu. Prapa këtij qëllimi duket se qëndron edhe publiku izraelit. “Ndihem sikur jemi mjaft të fortë dhe po marrim mbështetje ndërkombëtare. Do t’i mundim armiqtë tanë, do t’i luftojmë. Ata nuk do të kenë kurrë më aftësi për të bërë diçka të tillë”, ka thënë Livia Shuwaks, banore e Tel Avivit, për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Nuk dua të them gjëra si këto, por mendoj se Gazës i duhet t’i pastrojë të gjithë ata. Nuk më takon mua t’i them këto gjëra, por nuk kemi zgjidhje tjetër, mendoj”, ka thënë bashkëqytetarja e saj, Nicol Mori. Ekspertët thonë se edhe nëse Izraeli vret çdo udhëheqës të Hamasit në Gazë, shkatërrimi i organizatës mund të jetë mision i pamundur. Sipas tyre, Hamasi është një ideologji që ka mbështetës gjetiu – nga Libani në Katar. Goren, nga Instituti për Lindjen e Mesme, thotë se vakumi që do të linte rrëzimi i këtij grupi nga pushteti, do të duhej të plotësohej nga një organ qeverisës që do ta rindërtonte enklavën e shkatërruar.

“Ky është një shans për ta rikthyer unitetin palestinez. Hamasi ka marrë përsipër Rripin e Gazës 16 vjet më parë. Më herët është kontrolluar nga Autoriteti Palestinez. Ndarja midis Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës ka qenë gjithmonë pengesë në përpjekjet për të bërë përparim drejt paqes. Nëse ka një person të moderuar, të unifikuar në udhëheqje, me të cilin do të mund të zhvillohen negociata, ai do të sillte një rezultat më të mirë sesa situata ku ishim para luftës”, thotë Goren.

Goren shton se mund të ndodhë që edhe disa “aktorë të tjerë” t’i marrin përgjegjësitë për Gazën – së paku për një kohë të caktuar. Ai nuk specifikon se për kë e ka fjalën, por disa opsione që qarkullojnë janë: paqeruajtësit ndërkombëtarë, rikthimi i Autoritetit Palestinez që aktualisht qeveris me Bregun Perëndimor, ose qeverisja nga Izraeli.

Kolumnisti i gazetës izraelite Haaretz, Yossi Melman, ka përmendur edhe skenarin ku krahu politik i Hamasit do të mbijetonte, edhe pse ka pranuar se gjasat për këtë janë të vogla. “Forcat izraelite të mbrojtjes kanë thënë se të gjithë udhëheqësit e Hamasit janë tani shënjestra… se fat i tyre do të jetë vdekja”, ka shkruar Melman në platformën X. Por, sipas tij, një Hamas i çarmatosur, që do të mbetej në pushtet, ka qenë gjithmonë prioritet strategjik i Netanyahut, i cili do të donte ta shihte vazhdimin e përçarjes së popullit palestinez midis Hamasit në njërën anë dhe Autoritetit Palestinez në anën tjetër.

Susannah Heschel, nga Kolegji Dartmouth, sugjeron që çdo hap pas përfundimit të luftës, të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar. “Kjo është një situatë që kërkon shumë njerëz të përfshihen, që ta bëjnë Gazën një vend të jetueshëm për njerëzit atje. Është një pjesë e bukur e botës pikërisht në bregdetin e Mesdheut. Ajo mund të lulëzojë. Por, nuk do të mjaftojë vetëm angazhimi i agjencive qeveritare dhe i Kombeve të Bashkuara. Do të duhet edhe një ndryshim kulturor i palestinezëve dhe gjithashtu i izraelitëve. Një ndryshim kulturor që thotë: le t’i ulim armët dhe le të shohim se çfarë mund të bëjmë për të arritur paqe”, thotë Heschel.

Perëndimi i ka shprehur mbështetje Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit. “Nuk jeni vetëm”, ka qenë mesazhi i presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë qëndrimit të tij në Tel Aviv, më 18 tetor. “Dua t’i them popullit të Izraelit: Guximi i tyre, përkushtimi i tyre, trimëria e tyre janë mahnitëse”, ka thënë ai. Por, aktivistë të të drejtave të njeriut tërheqin vërejtjen edhe për agoninë humanitare në Gazë dhe për sulmet pa dallim në zonat e populluara me civilë. Për Radion Evropa e Lirë flet Kenneth Roth, ish-drejtor i organizatës Human Rights Watch:

“Shumë njerëz i shohin sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe thonë se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet. Kjo është e vërtetë. Por, e drejta për t’u përgjigjur ushtarakisht nuk ju jep lirinë për të bërë çfarë të doni. Çështja është se si po përgjigjet Izraeli. Ai e ka detyrë ligjore absolute të përgjigjet në përputhje me parimet që janë krijuar për t’i kursyer sa më shumë civilët”. Analistët thonë se dhuna mes Izraelit dhe Hamasit ka të ngjarë të përshkallëzohet në javët e ardhshme, por se ajo nuk do të përcaktojë se kush do ta fitojë luftën. Fituesi do të përcaktohet në tryezën e bisedimeve, thonë ata. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Izraeli ka 169.000 ushtarë aktivë, ndërsa brigadat e Hamasit deri në 20.000. Izraeli, po ashtu, beson se Hamasi, i mbështetur nga Irani, ka armatim të fuqishëm, përfshirë raketa anti-tank. Rrjedhën e luftës mes tyre me ankth janë duke e përcjellë edhe vendet fqinje, ndërkohë që dy aeroplanmbajtëse amerikane janë dërguar tashmë në Mesdheun lindor. 

Previous Post

Sulmi i 24 Shtatorit, Kurti takon deputeten britanike Kearns: Ndëshkimi i Serbisë, vendimtar për mospërsëritje

Next Post

Gati të hedhë hapin e madh, shumë shpejt kemi dasmë nga Dafina Zeqiri!

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Gati të hedhë hapin e madh, shumë shpejt kemi dasmë nga Dafina Zeqiri!

Gati të hedhë hapin e madh, shumë shpejt kemi dasmë nga Dafina Zeqiri!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM