Skenë si në filma, 30-vjeçari i arratiset policisë në Tropojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tropojës, pasi nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar teksa qarkullonte në Bajram Curri.

Autoritet zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.B. Pasi i ka ikur efektivë të Policisë, blutë e Tropojës kanë ushtruar kontroll në banesën e tij dhe kanë gjetur një jelek antiplumb.

Policia po vijon punën për kapjen e 30-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article