“Skifterët” gati për aksion, Policia iu prish planin. 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim në Elbasan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi po planifikonin vjedhjen e një banese. Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të operacionit të koduar “Iniciativa”.

Policia falë ndërhyrjes ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje dhe ka sekuestruar mjetet që kishin përgatitur autorët për të përdorur në ngjarje. Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin siguruar mjetet për kryerjen e vjedhjes në një banesë në lagjen “Skënderbej”.

Në afërsi të banesës ku synohej të vidhej, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur për të shkuar drejt banesës ku do të kryhej vjedhja, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë.

Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article