“Skifteri” më i famshëm shqiptar në Angli replikon me gazetarin e The Telegraph. “Jam nivel tjetër”…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dorian Puka i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, i dëbuar dy herë nga shteti ishull, e i rikthyer ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit nuk ndalet.

Pasi u tall një ditë më parë përmes një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, i riu nga Lezha ka replikuar përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në The Telegraph gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.

Ai në të shkuarën ka qenë subjekt i disa shkrimeve në The Telegraph.

Puka shkruan:

“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë.

Thuaj Nigel Farage së ndaluari në të kërkuarin intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Westmisnter( Parlamentin Britanik) do të mendohet e t’ju jap një shans. Faleminderit.”

Share This Article