Skipi i Ligës së Tretë në Spanjë eliminon nga Kupa Real Madridin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga ekipi i qytetit të vogël të Alcoit që garon në Ligën e Tretë. Alcoyano ka fituar me rezultat 2-1 pas 120 minutave lojë.

Mund të duket e pabesueshme por është e vërtetë.

Ekipi i Ligës së Tretë në Spanjë, Alcoyano ka fituar me rezultat 2-1 duke e eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Los Blancos pati probleme të shënojë në këtë ndeshje qysh në fillim  të pjesës së parë ku mezi kaluan në epërsi në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Ishte Militao që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë Alcoyano nuk u dorëzua dhe sulmoi vazhdimisht ekipin kampion të Spanjës.

Këto sulme ju shpërblyen pasi që në minutën e 80-të Solbes do ta barazonte rezultatin.

Pas kësaj fituesi i ndeshjes do të përcaktohet pas dy vazhdimeve me nga 15 minuta.

Pas përfundimit të ndeshjes së rregullt ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime Alcoyano prapë ishte më se mirë se Real Madridi dhe në pjesën e parë të vazhdimeve nuk pati gola.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve Alcayano do të mbetej pa një lojtar në minutën e 110 ku u ndëshkua me të kuq Lopez.

Pavarësisht kësaj, Alcoyano do të shënonte gol në minutën e 115-të.

Ishte Casanova që do të shënonte për vendasit, gol që doli gol i fitores për skuadrën e vogël, e cila garon në Ligën e Tretë të Spanjës.  

Share This Article