Skocia ngadalëson rihapjen përballë variantit Delta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria skoceze njoftoi sot se do të ndalojë rihapjen në pjesën më të madhe të Skocisë përballë përhapjes së variantit Delta (varianti indian), duke rritur presionin ndaj kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për të bërë të njëjtën gjë në Angli.

“Ne jemi aktualisht në një pikë delikate dhe të brishtë në luftën kundër virusit”, deklaroi kryeministrja Nicola Sturgeon, ndërsa njoftoi mbajtjen e nivelit dy të gatishmërisë (takime të kufizuara në gjashtë persona brenda, diskoteka të mbyllura) në shumë rajone skoceze, përfshirë kryeqyteti Edimburg.

“Ky vendim i vështirë dhe i ndërlikuar u mor përpara mbërritjes së variantit Delta, që përhapet më shpejt se variantet e mëparshme”, shtoi ajo.

Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë, me gati 128 000 të vdekur, BM i ka dhënë secilës prej provincave të saj fuqinë për të vendosur mbi strategjinë vetjake përballë virusit.

Share This Article