Skuadra angleze largon trajnerët gjatë pandemisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubi angleze Luton Town ka ndërprerë kontratat e trajnerit Graeme Jones dhe stafit të tij. Klubi që garon në kategorinë e dytë ka arsyetuar vendimin me vështirësitë që po ka nga kriza e krijuar nga Covid – 19.

Futbolli profesional në Angli është pezulluar që nga 13 marsi. Shumë klube kanë dërguar në pushim të përkohshëm pjesëtarë të stafit, duke shfrytëzuar fonde qeveritare për të paguar ata.

Lutoni ka bërë të ditur se asistenti Gary Brabin, trajneri i ekipit të parë, Inigo Idiakez dhe trajneri i portierëve, Imanol Exceberria, po ashtu kanë mbetur pa vende të punës. Shkëputja e kontratave ka efekt të menjëhershëm.

“Duke marrë për bazë që rrethanat aktuale nuk kanë ndikim vetëm në futboll, por në gjithë botën, klubi ka ndërmarrë një veprim të hershëm për ristrukturim, me synim për të reduktuar koston dhe të krijojë efikasitet brenda departamentit të futbollit”, thuhet në komunikatë të klubit.

Lutoni nuk do të shqyrtojë aplikacione për pozitën e trajnerit deri të jetë e qartë se kampionati do të vazhdojë.

“Kur të kemi më shumë të dhëna konkrete, do të konsiderojmë pozitën tonë lidhur me strukturën menaxhuese”, ka thënë klubi anglez, që është kritikuar nga tifozët për vendimin që mori në këtë kohë.

Share This Article