Skuadra e F1 bëhet qesharake: zyrtarizon pilotin e ri, por ndodh çudia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra franceze e Formulës 1, Alpine, ka bërë një figurë jashtëzakonisht të keqe ditën e sotme.

Në orët e pasdites së të martës, Alpine zyrtarizoi si pilotin e saj të ri për vitin e ardhshëm Oscar Piastrin.

Por, disa minuta më vonë, vetë Piastri përgënjeshtroi lajmin në Twitter:

“Mora vesh që Alpine ka njoftuar se do të jem pilot i këtij ekipi vitin që vjen. Këtu ka një gabim, pasi unë nuk kam firmosur kontratë me këtë ekip dhe nuk do të jem piloti i Alpine në vitin 2023”.

Australiani 21-vjeçar është kampioni në fuqi i Formula 2 dhe piloti i testimeve për Alpine, por duket se ka një marrëveshje me McLaren për vitin e ardhshëm.

Një situatë e sikletshme për Alpine, që para pak ditësh humbi Fernando Alonson, kur dukej se do të rinovonte me spanjollin, i cili zgjodhi të kalonte te Aston Martin.

Share This Article