Skuadra e Premier Leagues me tre të prekur nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lojtarë të tjerë të Watfordit po refuzojnë të ushtrojnë, pasi te ky klub janë tri prej gjashtë rasteve të Premier Leagues me koronavirus.

Kapiteni i ekipit, Troy Deeney ka treguar se nuk do të paraqitet për stërvitje nga droja se mund të infektohet dhe të dërgojë virusin në shtëpi.

Lojtarët e Premier Leagues i janë nënshtruar testimit të dielën dhe të hënën për koronavirus, ndërsa janë raportuar gjithsej gjashtë raste pas 748 testimeve.

Sipas The Athletic, lojtarë të tjerë të Watfordit i janë bashkuar Deeneyt në qëndrimin për mos të dalë në stërvitje. Një lojtar dhe dy anëtarë të stafit të Watfordit janë prekur nga COVID – 19.

Të infektuarit janë në gjendje të mirë, ndërsa do të kalojnë shtatë ditët e ardhshme në izolim, ashtu si e parashikon protokolli.

Share This Article