Skuadra shqiptare terrorizohet nga policia serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra shqiptare Tërnoci u terrorizua nga policia serbe të dielën në Bosilegrad. Lojtarë të ekipit nga Bujanoci u dhunuan dhe bastisën.

Sfida e ligës rajonale të Pçinjës u ndërpre në minutën e 88’ ku Mladosti vendas udhëhiqte me rezultatin 2 – 1.

Një polic sulmoi një nga lojtarët e Tërnoci dhe më pas nisën kontrollet në dhomat e zhveshjes me pretendimin se futbollistët shqiptarë kishin armë të ftohta me vete.

Më pas ata janë shoqëruar në stacionin policor të qytetit, por sipas një reagimi të Klubit të Futbollit Tërnoci nuk i është marrë asnjë deklaratë rreth dhunës së ushtruar ndaj tyre.

KF Tërnoci është ankuar në Federatën Serbe të Futbollit për këtë ngjarje.

Share This Article