Skualifikohet atletja, kreu një pjesë të garës me makinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një atlete e njohur skoceze është eliminuar nga kompeticioni pasi përdori makinën për të kryer një pjesë të garës së saj.

Joasia Zakrzewski e mbylli në vendin e tretë garën 2023 GB Ultras nga Manchesteri në Liverpool, por dyshohet se për më shumë se 3 kilometra udhëtoi me makinë.

Atletja 47 vjeçare nga Dumfries u gjurmua përmes një GPS që mbulonte të gjithë gjatësinë prej 80 km të garës dhe rezultoi se në një pjesë të saj ajo arriti të kryente 1.6 km vetëm për 40 sekonda.

Çështja i ka kaluar tashmë Federatës Britanike të Atletikës, e cila pritet të vendosë për dënimin për sjelljen jo sportive të atletes.

Share This Article