“Skuqen” Balaj dhe Roshi, ndëshkohen me kartonë të kuq në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditë “JO” për dy lojtarët e kombëtaresh shqiptare ishte ajo e djeshmja. Bekim Balaj dhe Odise Roshi u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshjen që Boluspor po zhvillonte me Bursaspor, në divizionin e dytë të futbollit turk.

1-1 përfundoi ndeshja Boluspor-Bursaspor. Afrikani Kasongo kaloi vendasit në avantazh në fundin e pjesës së parë pas një asisti të marrë nga Balaj. Sulmuesi shkodran u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të.

Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-t, duke lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Bursaspor përfitoi nga superioriteti numerik dhe gjeti golin e barazimit katër minuta më vonë.

Dhjetë minuta më pas u zverdh edhe Odise Roshi, i cili nuk u përmbajt dhe prej protestave ndaj arbitrit mori edhe të verdhin e dytë dhe la skuadrën e tij me 9 lojtarë. Boluspor me nëntë lojtarë, por në fund ia doli të evitojë humbjen edhe pse me dy lojtarë më pak.

Kujtojmë se me Boluspor luajnë edhe Dejvi Bregu që ishte në stol dje dhe Gentian Selmani i cili është i dëmtuar.

Share This Article