SKY ECC që “fundosi” zyrtarë policie, ministri Balla miraton urdhrin: Kush e ka përdorur do përjashtohet përfundimisht! Formulari që duhet të plotësojnë efektivët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.

Urdhri shoqërohet nga formulari përkatës dhe është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.

Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve.

Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.

Ministria e Brendshme është e vendosur për të çuar para përgjegjësisë ata punonjës të strukturave që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe grupet kriminale.

Share This Article