Albania
Sky Sports News/ Çfarë e lidh presidentin e Shqipërisë me ekipin Celtic ? (Intervista)
Mediat britanike janë habitur me shfaqjet e presidentit të Shqipërisë, si ultras i Celtic. Ndaj dhe kanë bërë një shkrim me nota ironie për Metën. Ai ka shpjeguar për Sky Sports News se si filloi pasioni i tij për ekipin skocez Celtic dhe si shikimi i ekipit në TV ndihmon në lehtësimin e “stresit” në punën si president.
Shkrimi në median britanike
https://video.sky.it/sport/sky-sport-news/video/albanian-president-why-i-support-celtic-622490‘
Presidenti i Shqipërisë dhe Celtic është lidhja e dashurisë që ka hutuar shumë tifozë të futbollit në Skoci. Ilir Meta, i cili është president i shtetit Ballkanik që nga viti 2017, poston vazhdimisht fotografi dhe video të tij me një fanellë të Celtic dhe reagimet e tij sa herë sheh ndeshjet e këtij ekipi. Postimet e tij në Twitter duken mjaft të çuditshme për një udhëheqës botëror. Në të njëjtën ditë, ai mund të fotografohet duke marrë pjesë në takime të rëndësishme presidenciale dhe më pas mund ta shohësh duke vrapuar në plazhet e Shqipërisë me fanellën e Celtic, duke bërtitur për ekipin e tij të zemrës.
Presidenti Meta ka dhënë një intervistë për median skoceze “Sky Sports News”, ku ka shpjeguar arsyet e simpatisë së tij për kampionët skocezë, e cila shkon deri në nënshkrimin e e-maileve dhe mesazheve me tekst për udhëheqësit e tjerë të botës me parullën kelte “Urra Urra”. Ai tha: “Për herë të parë, e pashë ekipin e Celtic në televizor kur erdhën për të luajtur me Partizanin në Tiranë më 1979. Këto ndeshje ndërkombëtare ishin shumë të rralla gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Më kujtohen futbollistët e mëdhenj si (Kenny) Dalglish dhe të tjerët.
Më vonë, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Rudi Vata filloi të luante për Celtic dhe unë e kisha mik, ende e kam. Ai më fliste se sa krenar ishte që kishte luajtur për Celtic. Por simpatia ime për Celtic u bë më e fortë kur isha për një vizitë zyrtare në Sarajevë një vit më parë. Isha në qendrën kryesore të qytetit dhe pashë një grup njerëzish, shumë entuziastë, duke pirë birrë e kishte brohorima. Nuk ishte shumë e qartë se çfarë po ndodhte. Më pas pashë kombinimin e shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe kuptova që Celtic ishte aty.
Shkova te tifozët dhe i përshëndeta. Ishte një atmosferë fantastike. Mora një reagim të shkëlqyeshëm nga ata dhe më folën për respektin për Rudi Vatën. Dhe kjo më bëri të përqendrohem shumë te Celtic dhe tani është ekipi i vetëm që unë ndjek.” Presidenti Meta, 51 vjeç, krijoi një Klub të tifozëve të Celtic në Tiranë me ish-lojtarin Vata, në verë. Ai është përpjekur ta transmetojë pasionin e tij edhe tek zyrtarë të tjerë qeveritarë në Shqipëri dhe në të gjithë botën duke përdorur një slogan kelt për të nënshkruar autografe e mesazhe. Ai tha: “Urra, urra” tani është shumë i zakonshëm këtu në Shqipëri dhe shumë njerëz më përshëndesin në këtë mënyrë. Në këto kohë, na duhet kjo energji dhe optimizëm.
“Puna ime si president nuk është aq e lehtë. Je nën stres dhe nën presion për të bërë shumë gjëra. Kështu që kur ndjek Celtic, më ndihmon të marr më shumë energji pozitive dhe të harroj dhimbjet e kokës dhe të frymëzohem.
Celtic më jep kënaqësi dhe motivim të madh dhe më pëlqen ta tregoj atë.
Do të më pëlqente të shkoja të shihja një ndeshje në stadium. Nuk kam pasur kohë, por së shpejti do të vij dhe do të bashkohem me të gjithë tifozët e Celtic, jo në VIP”, tha Meta. Presidenti Meta shpreson shumë se Celtic të arrijë 10 tituj historikë me radhë këtë vit. Ai tha: “Tani ne kemi një tjetër shqiptar, Alban Ajetin. Ai do të jetë një makinë golash. Dhe në të ardhmen ne shpresojmë të shohim Rocco Vata (djali i Rudi, i cili është në ekipin e të rinjve Celtic), duke luajtur për ekipin e parë.
Shpresoj që të gjithë ekipet e Celtic të tregojnë karakterin e tyre më të mirë pasi ky sezon është më i rëndësishmi, sepse këtë vit ne duam të kemi 10 tituj rresht. Kjo është arsyeja pse fanella ime e Celtic ka numrin 10. Unë jam optimist që do ta arrijë.”


Albania
Krimi në familje, burri dhunon gruan për vdekje, vetëvritet me pistoletë
Një 50-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës mesditën e 2 janarit.
Sose Xhebroj mësohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se çifti kanë pasur probleme me njëri tjetrin dhe kishin shkuar drejt divorcit, teksa janë prindër të dy djemve të rritur. Policia po heton ngjarjen.
“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.
Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.
Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia.
Albania
Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër
Eshtë zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në 29 dhjetor në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit në boksin elektrik të pallatit ku banonte humbi jetën 61-vjeçari Hysni Ymeri.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, janë arrestuar shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.
Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç
Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.
Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.
Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Albania
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules
Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.
Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.
Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.
Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.
Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.
Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.
Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
