SkyNews: Çfarë pritet nga ofensiva e re e Rusisë në Ukrainë?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i grupit famëkeq Wagner, i përbërë nga mercenarë rusë, besohet se ka mbërritur në Donbas për të mbikëqyrur personalisht pushtimin e këtij territori në Ukrainë.

Besohet se Jevgenij Prizhogin (60), i njohur si “kuzhinieri i Putinit”, ka shkuar në rajonin lindor të Ukrainës me urdhër të Kremlinit – shkruan “Times”, transmeton Slobodna Dalmacija.

Prizhogin është shfaqur në një foto të përbashkët me një deputet ultra-konservator të Dumës ruse, i cili dihet se ishte drejtuar për në vijën e parë të frontit.

Grupi Wagner është një grup prej 5000 mercenarësh të cilin e ka përdorur Kremlini gjatë konflikteve në Afrikën Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Donbas, e që janë akuzuar për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut.

Shërbimet e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se një mijë operativë të grupit Wagner janë të vendosur në Ukrainën lindore, por pavarësisht nga “reputacioni i tyre i tmerrshëm”, zyrtarët ukrainas vunë në dyshim efektivitetin e tyre në terren në fillim të këtij muaji, dhe një prej tyre madje tha se zbarkimi i tyre tregonte një “shkallë të lehtë” dëshpërimi “.

Prizhogin, një ish i dënuar me lidhje të forta me Kremlinin, është shfaqur me uniformë ushtarake përkrah Vitaly Milonov, besnik i Kremlinit. Mediumi i pavarur rus Medusa, duke iu referuar një burimi të saj, shktuan se Prigogine ka marrë urdhër nga Kremlini për të shkuar në fushën e betejës për të kapur një politikan ose komandant të shquar ukrainas.

Share This Article