Sllovakia dërgon sistemin mbrojtës sovjetik në Ukrainë, do të marrë në këmbim një amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sllovakia i ka dhënë Ukrainës sistemin e saj mbrojtës S-300 për ta ndihmuar në luftën e saj kundër Ukrainës. Kështu deklaroi të premten kryeministri i vendit Eduard Heger.

Megjithatë, në një mesazh postuar në Facebook, ai u kujdes të saktësonte se shteti i tij nuk i ishte bashkuar konfliktit me Rusinë.

Tri javë më parë, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, e dënoi veprimin dhe kërcënoi se sistemi sllovak do të goditet si objektiv ushtarak nëse futet në territorin e Ukrainës. Sllovakia ra dakord për të dërguar sistemin e saj në Ukrainë nëse amerikanët do të gjenin një sistem zëvendësues për të mbrojtur territorin e saj. Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, mendohet se në këmbim të sistemit S-300, që është i prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik, Sllovakia do të marrë sistemin mbrojtës “Patriot”, prodhim amerikan.

Share This Article