Kroacia ka lëshuar pikë të rëndësishme në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”. Të hënën mbrëma në Osijek, Kroacia e Sllovakia luajtën baras, 2:2.
Sllovakët kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 20-të. Ivan Schranz shënoi golin. Në 1:1 rezultati u barazua në minutën e 25-të, kur realizoi Andrej Kramariq. Lukas Haraslin shënoi golin tjetër për sllovakët. Ai realizoi për 2:1 në minutën e 45-të.
Ylli Luka Modriq barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 71-të.
Kroacia bie në vendin e dytë në grupin H. I ka 17 pikë nga tetë ndeshje. Udhëheq Rusia me 19 pikë, ndërsa Sllovakia është e treta me 10 pikë sa i ka edhe Sllovenia në vend të katërt.
Po të hënën, Rusia fitoi 2:1 ndaj Sllovenisë në udhëtim. Qipro e Malta luajtën 2:2.