Sllovakia në izolim kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sllovakia ka shënuar një rekord tjetër të të infektuarve me koronavirus, derisa qeveria të mërkurën ka vendosur për izolim kombëtar, që hyn në fuqi nga e premtja.

Rastet kaluan shifrën 10,000 në 24 orë, raporton AP.

Presidentja sllovake Zuzana Caputova e quajti “të pashmangshëm” një masë izolimi.

“Po humbasim betejën kundër COVID-it”, ka thënë ajo.

Të hënën, Sllovakia mori disa masa të reja për të vaksinuarit të cilët ndalohen në dyqanet joesenciale dhe qendrat tregtare. Nuk lejohen as në grumbullime publike dhe kërkohet të testohen dy herë në javë.

Shkalla e vaksinimit në këtë shtet është ndër më të ulëtat në BE.

Share This Article