Skitarja sllovak Petra Vlhova ka fituar medaljen e artë olimpike në disiplinën e sllallomit në skijim alpin.
Vlhova në LOD “Pekin 2022” përfundoi sot e para pas dy lëshimeve me kohë të përgjithshme 1:44.98 minuta. Ajo la prapa vetes austriaken Katharina Liensberger për 0.08 sekonda.
Zviceranja Wendy Holdener fitoi të bronztën me kohë 1:45.10 minuta.
Vlhova është bërë skitarja e parë nga Sllovakia që fitoi një të artë olimpike.