Sllovenia nuk i njeh testet për Covid-19 nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka bërë të ditur për ndryshimin e kufizimeve në Slloveni si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në një njoftim në Facebook thuhet se personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova do t’iu kërkohet të hyjnë 10 ditë në karantinë, pasi që nuk pranohen testet PCR nga vendet që nuk janë pjesë e Shëngenit.

“Personave që hyjnë në Slloveni nga Kosova, për shkak të mundësisë së infeksionit me virusin SARS-CoV-2, do t’iu kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh. Po ashtu, ndër të tjera, sipas ndryshimeve të fundit! Testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të zonës Shëngen nuk pranohen”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë: https://www.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing

Share This Article