Sllovenia zgjedh sot presidentin e ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Slloveni do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku do të dihet se kush do ta pasojë presidentin aktual Borut Pahor, në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar në krye të vendit.

Dy kandidatët që janë duke kandiduar për kreun e vendit janë; Anzet Logar dhe Natasa Pirc Musar, e cila madje mund të jetë gruaja e parë presidente në Slloveni.

Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00, dhe do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Kujtojmë, votuesit më të drejtë vote në Slloveni, janë më pak se 1.7 milionë në këto zgjedhje, ku do të mund të votojnë në një nga 3117 qendrat e votimit që u hapën në orën 7 të mëngjesit.

Zgjedhjet në Slloveni, janë duke mbajtur për herë të shtatë në histori, teksa raundi i dytë u mbajt pasi, në raundin e parë asnjë nga kandidatët nuk mori mbi 50 për qind të votave.

Share This Article