Lufta në Ukrainë është duke vazhduar, kurse luftimet më të ashpra po zhvillon në lindje, përkatësisht në Bakhmut që po konsiderohet si pika më e nxehtë.
Në këtë qytet nuk ka mbetur pothuajse as edhe një kasolle e vogël që nuk është shkatërruar, e lërë më shtëpitë, komplekset banesore, spitalet, shkollat e qendrat tregtare, transmeton Telegrafi.
Në Bakhmut gjenden edhe njësi të shumta të grupit mercenar rus Wagner, të cilët shpesh janë ankuar se ministria ruse e Mbrojtjes nuk po u dërgon municion e armë.
Këto pretendime i ka bërë publike disa kreu i këtij grupi Yevgeny Prigozhin, i cili madje edhe shante ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të cilin thotë se ka dështuar në luftën e Ukrainës.
E një video amatore e publikuar nga ukrainasit, shfaq momentin kur një snajperist ukrainas eliminon për pak sekonda gjashtë ushtarë rusë në afërsi të Bakhmutit.
Në videon e publikuar më poshtë shihen ushtarët rusë duke tentuar të futen në një ndërtesë pjesërisht të dëmtuar, dhe snajperisti ukrainas që i pret dhe në momentin që vlerësohet se duhet të shtie i vret një nga një.