• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
“Socialdemokratët morën frymë të lehtësuar”/ DW: SPD doli forca kryesore zgjedhjet e landit Brandenburg, por me rezultat të ngushtë kundrejt AfD

“Socialdemokratët morën frymë të lehtësuar”/ DW: SPD doli forca kryesore zgjedhjet e landit Brandenburg, por me rezultat të ngushtë kundrejt AfD

by albnews
23 September, 2024
in Bota
0
12
VIEWS

Një rezultat shumë i ngushtë, megjithatë SPD doli forca kryesore në Brandenburg  duke marrë 30,9% të votave, kurse AfD u rendit e dyta me 29,2%. Shumë politikanë, edhe nga SPD ia adresojnë fitoren e Partisë Socialdemokrate, kryeministrit popullor të landit, Dietmar Woidke.

Woidke mundi të fitonte pikë për SPD, që në nivel federal shënon rënie të vazhdueshme. Megjithatë mbetet i vështirë krijimi i koalicioneve. Sipas rezultateve të fundit të ZDF, SPD dhe CDU së bashku do të kishin bashkë 44 vende por iu mungon një vend për të arritur shumicën e 45 vendeve në parlamentin e landit. Megjithatë kryeministri i landit, Woidke tha, se do të  fillojë bisedimet me CDU për formimin e qeverisë së re. Edhe Aleanca Sahra Wagenknecht është kandidate për bisedime koalicioni.

Të Gjelbrit me 4,1% pritën të hynin në parlamentin e ri, me një mandat të drejtpërdrejtë, por kjo nuk u realizua. Në orët e vona u bë e qartë se Të Gjelbrit nuk janë pjesë e parlamentit të ri të Brandeburgut.

Woidke luajti kartën e fundit – popullaritetin e tij

Kryeministri i Brandenburgut, Woidke është mjaft popullor në land. Madje sipas anketimeve edhe votues nga CDU dhe Aleanca Sahra Wagenknecht e vlerësojnë socialdemokratin si kryeministër të mirë. Në barometrin parazgjedhor të ZDF-së më 19 shtator, 59% e votuesve e dëshironin atë si kryeministër. Në fund Woidke i ktheu zgjedhjet në një duel mes partisë së tij SPD dhe partisë së ekstremit të djathtë, AfD. Nëse AfD fiton, ai tha se nuk do të jetë më në dispozicion për një qeveri të re.

Të dielën Woidke bëri të ditur pas fitores, se qëllimi i tij ishte të ndalonte ekstremistët.  “Duket, si aq shpesh në histori, se janë socialdemokratët ata që i kanë ndaluar ekstremistët në rrugën drejt pushtetit.” Ishte një punë shumë e vështirë”, tha socialdemokrati për televizionin ZDF. “Kushtet në të cilat ishim, qenë të vështira, por ia vlejti.”

AfD me trend rritjeje, BSW hyn fuqishëm në politikë

AfD nuk doli forca kryesore, por forcoi trendin e rritjes së elektoratit. Nëse para pesë vjetësh kjo parti arriti 23% të votave, në zgjedhjet e së dielës AfD kapi rezultatin 29,2%. “E ardhmja është blu, në lindje dhe kudo”, tha kandidati kryesor i AfD për landin Hans-Christoph Berndt. “Fronti kombëtar qëndron.”

E treta në renditje në zgjedhjet e landit Brandenburg është partia Aleanca Sahra Wagneknecht, BSW që konsiderohet si parti populiste e majtë. Aleanca e re BSW që merr pjesë për herë të parë në zgjedhjet e landit arriti menjëherë rezultat dy shifror, 13,5%, sipas Institutit infratest dimap. BSW pritet të luajë rol në krijimin e qeverisë.

CDU që kryeson në nivel federate, në zgjedhjet e Brandenburgut u rendit e katërta, 12,1%, sipas infratest dimap. Ajo shpreson të jetë kandidate e vogël e koalicionit me SPD. Kandidati kryesor i saj Jan Redmann u shpreh pas zgjedhjeve se votuesit duan një politikë tjetër. “Zgjedhësit po na thërrasin: bëni më në fund një politikë tjetër, pushoni me fraza boshe. Ne do t’iu matim me vepra”, tha Redmann.

Reagime nga SPD – po fryn erë tjetër për socialdemokratët?

Pas zgjedhjeve të dielën, kryeministri i një landi tjetër, Renani-Pfalz Alexander Schweitzer po nga SPD u shpreh optimist. Rezultatin e zgjedhjeve të landit Brandenurg ai e sheh si shenjë për ardhjen e një momenti të mirë për partinë SPD në nivel federal. Arsyet e fitores së zgjedhjeve qëndrojnë në Brandenburg në “mobilizimin e jashtëzakonshëm” nga kryeministri Dietmar Woidke, tha Schweitzer për “Spiegel”. Por edhe për SPD në nivel federal do të ngrihet “sërish temperatura politike”, tha politikani socialdemokrat.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të SPD-së, Kevin Kühnert funksionoi “maratona e arritjes së objektivit” që i vuri vetes SPD e landit Brandenburg javët e fundit duke u angazhuar maksimalisht. Por problemet e partisë SPD në federatë nuk janë bërë më të vogla, tha Kühnert.

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil është i vetëdijshëm, se fitorja e SPD-së në Brandenburg i dedikohet kryeministrit aktual Woidke. Madje kryeministri i landit Brandenburg u distancua nga qeveria federale e koalicionit gjatë fushatës. “Ne e dimë se niveli federal nuk dha mbështetje”, tha Klingbeil për Phoenix. Por tani dihet, se “aty ku SPD kujdeset për shtresën e mesme , aty ku kujdeset për vende pune në industri, ku kujdeset për temat normale të qytetareve e qytetarëve, aty SPD fiton.” Pyetjeve për efektin që do të kenë këto zgjedhje për kancelarin, Klingbeil nuk iu përgjigj drejtpërdrejt. Por bashkëkryetari i SPD, Klingbeil forcoi mbështetjen për kancelarin, Scholz që të jetë kandidati i socialdemokratëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 2025.

Shqetësim tek Këshilli Qendror i Hebrenjve

Rezultatet e zgjedhjeve në Brandenburg kanë shkaktuar shqetësim tek Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani. Këshilli Qendror i Hebrenjve bëri fjalë për një shoqëri të polarizuar. “Nëse sërish gati një e treta e votuesve do të shohë në pushtet një parti politike shkatërruese si AfD dhe një fuqi populiste si BSW ka rezultate dyshifrore, atëherë kjo nuk mund të na lerë të qetë”, tha kreu i Këshillit, Jozef Schuster. “Fuqia e skajeve politike nuk është e mirë për Gjermaninë.” Ndërsa zëvendëspresidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Holokaustit, Christoph Heubner apeloi tek partitë demokratike, “që të demaskojnë politikën nxitëse të AfD dhe të rifitojnë qytetaret e qytetarët për demokracinë./DW

Previous Post

U rrethua papritur nga agjentët federalë, bëhen publike PAMJET nga arrestimi i Diddy Combs

Next Post

“Tim bir e pritën si mbret”, gazetarja e Euronews mahnitet me Shqipërinë

albnews

albnews

Related Posts

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari
Bota

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr
Bota

Evropa bashkohet në Londër kundër lojërave të Rusisë: S’mund të ketë bisedime nën zjarr

12 May, 2025
SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore
Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

12 May, 2025
Next Post
“Tim bir e pritën si mbret”, gazetarja e Euronews mahnitet me Shqipërinë

“Tim bir e pritën si mbret”, gazetarja e Euronews mahnitet me Shqipërinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025
Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

Të gjitha gratë e dënuara në burgun e Pojskës, me mazhorancën

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4680 shares
    Share 1872 Tweet 1170
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2385 shares
    Share 954 Tweet 596
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1694 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM