Socialistët grisin teserën e PS-së në Paskuqan, Basha: Le të na bashkojë ndryshimi dhe shpresa!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa qytetarë në Paskuqan kanë grisur teserën e Partisë Socialistë në prani të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në këtë qytet kur është ndeshur me disa qytetarë që janë shprehur se kanë qenë ish-votues të PS-së.

Ata janë shprehur se tashmë do të mbështesin Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa kryedemokrati nga ana e tij u shpreh se Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona dhe se ndryshimi do të bëjë ndryshimin.

Basha: Na ka bashkuar vuajtja, le të na bashkojë edhe ndryshimi dhe shpresa. Ndryshimi është për të gjithë. Voto 9! Voto ndryshimin! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj dhe të ardhmen tuaj!

Share This Article