Sociedadi merr kryesimin në La Liga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portieri Matthew Ryan dha paraqitje të shkëlqyer në pjesën e parë në duelin të cilin Real Sociedadi e fitoi në udhëtim te Celta Vigo 2:0 të enjten mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 11-të në La Liga.

Me pikët e plota nga ky duel, Sociedadi ngjitet në krye të tabelës në elitën e futbollit spanjoll me 24 pikë, tri më shumë se Real Madridi e Sevilla që e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. 21 pikë në vendin e katërt i ka edhe Real Betisi pas 11-të xhirove.

Alexander Isak në minutën e 55-të dhe Aritz Elustondo në minutën e 80-të i shënuan golat e fitores për vizitorët.

Te Sociedadi, Adnan Januzaj ishte titullar dhe luajti për 66 minuta.

Share This Article