Sofja: Bullgaria nuk ka pretendime territoriale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e ka vlerësuar si joadekuate videon e eurodeputetit bullgar Angell Xhambaski, për të cilën dje Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dërgoi notë proteste.

Nga MPJ e Bullgarisë thonë se mesazhet e videos së Xhambaskit, nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Bullgarisë.

“Mesazhet në video, nuk paraqesin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Bullgarisë. Bullgaria nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve tjera”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Bullgarisë.

Ata shtojnë se videoja e Xhambaskit ka ardhur pas heshtjes tre-ditore të Qeverisë së RMV-së, në lidhje me botimet e OJQ-së sllovene “Instituti Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit”.

Ndryshe, MPJ e Maqedonisë njoftoi se për rastin e videos së Xhambaskit, do t’i njoftojë edhe institucionet në BE.

https://www.facebook.com/watch/?v=452494945956795
Share This Article