Sofja: Bullgaria nuk ndryshon qëndrim për Maqedoninë, Shqipëria gati për negociata

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në BE, tha qeveria bullgare për agjencinë BGNES. 

Qeveria i tha agjencisë se “Bullgaria do të mbështesë Deklaratën e Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe qëndrimin kornizë në lidhje me perspektivën evropiane e të dy vendeve nga 9 tetori 2019, mbështetur nga deklarata e së nesërmes”.

Në tekstin e agjencisë kujtohet se “ai qëndrim i Bullgarisë do të përsëritet edhe në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet më 14 dhjetor në Bruksel. 

“Për Bullgarinë, parimi bazë mbetet përparimi i çdo vendi kandidat. Pala bullgare beson se Shqipëria është e gatshme për progres në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë pranimin e Kuadrit Negociator për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha qeveria bullgare.

Share This Article