Sofja zyrtare: Autoritetet në Shkup t’i japin fund gjuhës së urrejtjes kundër bullgarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme e Bullgarisë në faqen zyrtare në Facebook thekson se autoritetet në Shkup duhet të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe të mbroj qytetarët e tyre nga vetëdija bullgare.

“Ministria e Punë të Jashtme me vëmendje është duke ndjekur publikimet e vazhdueshme në rrjetet sociale me lista të qytetarëve bullgar në Maqedoni, me thirrje për marrje të gjërave në duar të tyre dhe përballe me ta”.

“Presim autoritetet në Shkup të ndërmarrin masa për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtje të qytetarëve të tyre me vetëdije bullgare”, thonë nga MPJ bullgare.

Autoritetet në Maqedoni edhe përkundër vetos bullgare për fillimin e bisedimeve thonë se nuk heqin dorë nga gjetja e një zgjedhje për të tejkaluar edhe këtë kontest.

Share This Article