Softi “Pegasus” përdoret për të vjedhur të dhëna nga telefoni i kryeministrit spanjoll

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Virusi “Pegasus”, i njohur si material spiunazhi në përdorim nga agjenci qeveritare, është përdorur për të thyer elektronikisht telefonin celular të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez dhe ministrit të Mbrojtjes, Margarita Robles.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të ministrit, Félix Bolaños, sipas të cilit telefoni i Sanchez u depërtua dy herë në maj të vitit 2021 dhe prej nga ku u morën një sasi shumë e madhe të dhënash.

‘Ne nuk kemi asnjë dyshim se kjo është një ndërhyrje joligjore, e paautorizuar. Vjen nga organizma jashtë vendit dhe nuk ka patur autorizim gjyqësor’ është shprehur ai.

Mediat vënë në dukje se momenti i thyerjes kibernetike ka ardhur në një kohë kur qeveria e Spanjës ishge në vëzhgim intensiv për shkak të një konfrontimi politik me Marokun dhe u vu nën tension të brendshëm pas lirimit nga burgu të separatistëve katalonjas.

Çështja me Marokun kishte të bënte me hyrjen e më shumë se 8000 emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës që gjendet në Afrikën Veriore pas së cilës Madridi vendosi trupa ushtarake. Nuk dihet sesi lidhet një gjë e tillë me përgjimin, por mediat vënë në dukje se “Pegasus” ka dalë në skenë si pjesë e debateve mes Madridit dhe qeverisë së Katalonjës, pasi kjo e fundit ka akuzuar shërbimet spanjolle për përdorimin e softit në përgjimin e separatistëve.

Share This Article