Sokol Haliti nderohet me titullin “Ambasador i Paqes”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar sot me titullin “Ambasador i Paqes” nga Komitetit Botëror i Paqes.

Certifikatën e këtij titulli të lëshuar nga Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Dr. Djuyoto Sunfam, ju është dorëzuar sot kryetarit Haliti nga përfaqësuesi i këtij komiteti Dr. Rabit Sadiku.

“Kam nderin t’ia dorëzoj kryetarit Haliti certifikatën me titullin Ambasador i Paqes. Me të vërtetë kryetari Haliti ka bërë një punë të mirë për qytetarët që duhet vlerësuar” u shpreh Dr. Sadiku.

Ndërkaq Haliti theksoj se këtë çmim ja dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

“Ndihem i nderuar për këtë vlerësim që më është bërë nga Komiteti Botëror i Paqes. Atë ja dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve që kanë punuar në të mirën e qytetarëve tanë. Titujt si ky na japin forcë që të vazhdojmë edhe në të ardhmen me punë të mira në interes të komuniteteve”, u shpreh Haliti.

Përndryshe në ndarjen e këtij titulli ka marrë pjesë edhe Tahir Shabani, Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore si dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare.

Share This Article