Dhurimi i ushqimit të tepruar për më të pamundurit. Kjo është iniciativa solidare e një restoranti në Potenza që vendosi të bënte diçka për bashkëqytetarët në vështirësi.
“Jemi vetëm një pikë në një oqean dëshpërimi”, shkruan pronari i lokalit Crusco në rrjetet sociale.
Menjëherë kësaj iniciative i janë bashkuar dhe dhjetëra restorante dhe lokale të tjera të qytetit të cilat vendosën që pas orës 18:00 kur mbyllen të gjithë për shkak të masave të qeverisë të shpërndajnë ushqimin e tepruar për më të varfrit.
“Të dashur miq është e frikshme klithma për ndihmë nga qindra familje. Nuk e prisnim të kishte kaq vuajtje dhe kaq shumë njerëz në vështirësi”, shkruajnë Linda e Salvatore.