Solskjaer në lot: Shpresoj se po e lë Unitedin në gjendje më të mirë seç ishte

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ole Gunnar Solskjaer ka folur për herë të parë publikisht që prej se u shkarkua nga Manchester Unitedi, duke thënë se ndihet i nderuar që iu dha mundësia dhe se shpreson se po e lë klubin në gjendje më të mirë.

Solskjaer u shkarkuar të dielën në mëngjes, pasi humbjes turpëruese 4:1 kundër Watfordit të shtunën.

Unitedi konfirmoi se ndihmëstrajneri i Solskjaer, Michael Carrick, do të jetë në krye të ekipit përkohësisht, derisa klubi ta emërojë një trajner të përhershëm.

Duke folur në një intervistë për klubin pas largimit, Solskjaer tha: “E kam pasur një mundësi e cila nuk është për të gjithë. Ndihemi i nderuar dhe i privilegjuar që mua ma besuan detyrën për ta çuar përpara klubin”.

“Vërtet shpresoj se po e lë klubin në gjendje më të mirë seç ishte kur erdha unë”

Ai shtoi: “Tifozët kanë qenë të mahnitshëm. Nga dita e parë në Cardiff deri tani, do të shihemi sërish”.

Unitedi i humbi pesë ndeshje këtë sezon në ligë nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez dhe si pasojë ra në vendin e tetë me 17 pikë, 12 larg liderit Chelsea.

Raportohet se Mauricio Pochettino i Paris Saint-Germain është synimi kryesor i Unitedit për postin e trajnerit. 

Share This Article