Solskjaer: Nëse dikush dëshiron ta kritikojë Ronaldon, lë ta shikojë ndeshjen kundër Atalantës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ole Gunnar Solskjaer ka reaguar ashpër ndaj atyre që i kritikojnë përpjekjet e Cristiano Ronaldos, pasi portugezi ia siguroi Manchester Unitedit fitoren me rikthim kundër Atalantës të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo e shënoi golin e fitores me rikthim 3:2 për Unitedin në çastet e fundit, pasi Atalanta e kishte krijuar një epërsi të hershme prej dy golave herët në ndeshje në Old Trafford.

Por Ronaldo është kritikuar së fundmi se nuk po punon mjaftueshëm në fushë për t’i ndihmuar mbrojtës së Unitedit.

Trajneri i Unitedit Solskjaer mendon ndryshe, megjithatë, pasi tha pas ndeshjes së goli i fitores tregon se sa i mirë është Ronaldo.

“Ronaldo është i madh para portës. Nëse dikush dëshiron ta kritikojë atë për përpjekjet dhe punën e tij, thjesht shikojeni këtë ndeshje. Shikojeni se si vrapon ai përreth”, tha Solskjaer. 

Share This Article