Somalia kryeson për krimet e pandëshkuara ndaj gazetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Somalia kryeson klasifikimin e vendeve ku krimet kundër gazetarëve gjejnë më pak zgjidhje dhe nuk ndëshkohen, sipas një studimi të publikuar sot nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Është hera e pestë radhazi që ky vend i Afrikës Lindore renditet në vend të parë të klasifikimit, që merr parasysh vrasjet e pazbardhura të gazetarëve, por gjithashtu dhe popullsisë.

Ky studim përfshin një periudhë 10-vjeçare, nga 2009 deri në 2019 dhe nuk përfshin vetëm vdekjet e gazetarëve gjatë një konflikti të armatosur ose mbulimit të ngjarjeve potencialisht të rrezikshme.

Në këtë dekadë, Somalia numëron 25 vrasje të pazbardhura të gazetarëve. Kjo shifër është më e ulët se ajo e Meksikës me 30 vrasje apo e Filipineve me 41 vrasje, por më shumë kur krahasohet ,e shifrat e popullsisë së vendeve në fjalë./ATSH/

Share This Article