Sondazh, Laburistët e opozitës kanë më shumë përkrahje se qeveria konservatore në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas organizatës për sondazhe, Opinium, Partia Laburiste e Britanisë së Madhe për herë të parë ka përkrahje më të madhe se Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson.

Sondazhi i bërë për gazetën “The Observer” tregoi se 42 për qind e votuesve e përkrahin Partinë Laburiste, ndërsa 39 për qind Partinë Konservatore, shkruan Anadolu.

Ky është një dallim i madh me rezultatin që ishte nxjerrë gjashtë muaj më parë, kur filloi përhapja e pandemisë. Në atë kohë, konservatorët kishin 26 për qind epërsi ndaj laburistëve.

Hera e fundit kur Partia Laburiste kishte më shumë përkrahje në sondazhe ishte në korrik të vitit të kaluar, kur konservatorët udhëhiqeshin nga ish-kryeministrja Theresa May. Në atë periudhë, laburistët ishin dy për qind në epërsi ndaj konservatorëve.

Kryetari i Partisë Laburiste, Sir Keir Starmer, në këtë sondazh doli me përkrahje më të madhe prej 4 për qind ndaj kryeministrit britanik dhe kryetarit të Partisë Konservatore, Boris Johnson.

Në bazë të rezultateve të sondazhit, 55 për qind e votuesve mendojnë se lideri i opozitës është gati të bëhet kryeministër dhe 40 për qind besojnë se Partia Laburiste mund ta formojë qeverinë e ardhshme.

Vetëm gjatë dy javëve të kaluara, vlerësimi personal për shefin e qeverisë britanike ka rënë nga -6 për qind në -12 për qind. Ai është kritikuar për menaxhimin e situatës së pandemisë pasi Britania është një ndër vendet me më së shumti viktima në Evropë.

Share This Article