Sondazhet fundosin Ramën dhe PS, qytetarët braktisin në masë mbështetjen për Qeverinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbardhen të tjera detaje nga takimi i Ramës me krerët e bashkive dhe koordinatorët. Ndonëse në publik Rama ka deklaruar se synon të marrë mbi 100 mandate, në fakt realiteti është se Kryeministrit nuk i dalin llogaritë.

Që në nisje të muajit, kemi parë që kreu i PS nuk zë vend, pasi mblodhi Asamblenë, mblodhi ministrat, më pas deputetët në Elbasan, ndërsa sot krerët e bashkive dhe drejtuesit e qarqeve. Të gjithë kanë marrë ultimatum të mbledhin sa më shumë vota, pasi përtej retorikës publike, sondazhet që bën PS vetë nuk janë aspak optimiste.

Nga anketimet që po bën PS, duket se shumë socialistë po e braktisin ngjyrën rozë dhe kanë vendosur të mos votojnë fare në zgjedhjet që vijnë dhe kjo e ka alarmuar Ramën.

Share This Article