Marrëveshja tregtare pas Brexit midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian hyn në fuqi në orën 23:00 të enjten, pasi u nënshkrua në ligj.
Parlamenti mbështeti me shumicë marrëveshjen të mërkurën në një proces me shpejtësi të lartë, pasi të dy palët arritën marrëveshje në prag të Krishtlindjes.
Mbretëria e Bashkuar lë tregun e vetëm të BE-së dhe bashkimin doganor, por marrëveshja i jep fund mundësisë së tarifave mbi mallrat, raporton BBC.
Kryeministri britanik, Boris Johnson falënderoi deputetët dhe tha: “Fati i këtij vendi të madh tani qëndron fort në duart tona.”
Por, nga opozita thonë se Britania do të jetë akoma më keq sesa ishte në BE.
Brexit ndodhi më 31 janar, por Britania e Madhe ka vazhduar të ndjekë rregullat tregtare të Brukselit deri më tani.