Sonte mësohen skuadrat e para për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet me dy ndeshje shumë interesante nga të cilat do të mësohen dy ekipet e para që kalojnë në çerekfinale.

Vëmendja më e madhe padyshim se do të jetë në stadiumin “Anfield Roud”, aty ku do të ballafaqohen Liverpulli dhe Interi, në ndeshjen kthyese. Sfida e parë e zhvilluar në “Xhuzepe Meaca” përfundoi me fitoren e anglezëve me rezultat 2-0 dhe kjo është arsyeja pse ata shihen si skuadra favorite për të kaluar tutje..

Ballafaqimi tjetër do të jetë ai ndërmjet Bajernit të Munihut dhe Salsburgut në “Allianz Arena” me gjermanët që janë favoritë për të vazhduar tutje edhe pse sfida e parë e zhvilluar në Austri u mbyll me barazim 1-1. Që të dy ndeshjet nisin në orën 21.00.

Share This Article