Boksieri shqiptar i peshave të rënda Nelson Hysa do të ndeshet sonte në pallatin e sportit të Durrësit ndaj një kundërshtari me shumë eksperiencë si Deny Williams, i cili në boksin profesionist numëron 54 fitore. Anglezi 49-vjeçar numëron fitore edhe ndaj legjendës Mike Tyson, ndërsa është përballur edhe me Vladimir Klitshkon.
“E kam studiuar Nelsonin, është një boksier shumë i mirë dhe mezi po pres që të ndeshem. Do mundohem të ndërthur eksperiencën me moshën për të mposhtur këtë talent të ri,”-u shpreh Deny Williams, boksier.
Gjithsesi optimizmi i britanikut nuk e tremb aspak 38-vjeçarin nga Shkodra.
“Shpresoj që mos ti ikë optimizmi nga fundi i ndeshjes. Jemi në vendin tonë dhe jemi stërvit. E kemi zgjedhur mënyrën se si do boksojmë dhe shpresoj që në fund të jemi ne fituesit,”-tha Nelson Hysa, boksier.
Ndeshjet e boksit në Durrës do të nisin prej orës 18:00, ndërsa përballja kulminante Hysa-Williams është parashikuar rreth orës 21:00.