Sonte shqiptaro-amerikanët mblidhen në “zoom” në mbështetje të Bidenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përkrahësit e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, do të mblidhen sonte (e enjte) në një takim masiv në internet (zoom) për të shprehur mbështetjen e tyre, pak javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sipas gazetës shqiptare në SHBA, “Illyria Press”, figura të njohura nga bota e politikës dhe artit do të japin mesazhet e tyre.

“Mes figurave politike që pritet të flasin gjatë takimit janë senatori Gary Peters, një përkrahës i njohur i kauzës shqiptare në Senatin amerikan, guvernatorja e shtetit Michigan, Gretchen Whitmer, kongresistja Debbie Dingell etj. Një nderim i veçantë për kontributin e tij për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare është rezervuar për kongresistin Eliot Engel, i cili gjithashtu do të ketë një mesazh me video. Sipas një njoftimi të orës së fundit, në lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë edhe ylli i muzikës ndërkombëtare Dua Lipa”, ka shkruar “Illyria Press”.

Pjesëmarrja në këtë tubim mund të bëhet përmes kësaj vjegëze (kliko).

Share This Article