Sonte zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së radhës në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sonte (e enjte) janë në program për t’u zhvilluar të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë të Ligës së Evropës dhe të katërt të Ligës së Konferencës.

Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës mbrëma, nata e sotme i dedikohet dy garave tjera të ekipeve evropiane.

Ndeshjet më interesante në Ligën e Evropës padyshim se do të jenë ato në mes të Anderlecht-Porto, Real Sociedad-Ajax dhe Tottenham-Roma.

Gjatë mbrëmjes së sotme luajnë edhe klube tjera të mëdha në Ligën e Evropës, si Manchester Unitedi që e pret Bodo/Glimt dhe Lazio si nikoqir i Ludogoretsti.

Në Ligën e Konferencës, luajnë ekipe të njohura si Chelsea që udhëton te Heidenheim, Fiorentina që pret Paphosin dhe Real Betis që luan në udhëtim te Mlada Boleslav.

Ndeshjet në këto dy gara zhvillohen të gjitha në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, përveç takimin Astana-Vitoria Guimares që luhet nga ora 16:00. /

Share This Article