Sonte zhvillohet super meçi Tyson Fury – Diallain Whyte: Vendi, ora dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për të

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampioni në fuqi i Botës, Tyson Fury është gati për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Në stadiumin legjendar londinez Wembley, Fury do të jetë përballë britanikut tjetër Dillian Whyte në një meç që pritet të jetë shumë interesant.

Gypsy King është favorit për ta fituar këtëpërballje e cila do të zhvillohet në Wembley në praninë e 94 mijë tifozëve që tanimë kanë siguruar një biletë.

Dueli për titullin kampion të botës WBC mes Furyt dhe Whyte do të fillojë në ora 23:00.

Para këtij meçi do të ketë disa meçe të tjera që do të zhvillohen gjithashtu në Wembley, por me peshë më të vogël se përballja për titull të kampionit të botës.

Tyson Fury ka zhvilluar 32 meçe deri më tani ku ka shënuar 31 fitore e një barazim të vetëm. Në anën tjetër britanike me prejardhje nga Xhamajka, Whyte ka në total 30 meçe ku ka fituar 28 prej tyre, 19 me nokaut derisa ka pësuar dy disfata.

Share This Article