Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, do të performojë sot në skenën e operas së Mynihut, Gjermani. Koncerti do të mbahet me rastin e lamtumirës së drejtuesit të operas së Mynihut dhe mund të ndiqet live.
“Shumë e lumtur t’i bashkohem shumë kolegëve të mrekullueshëm nesër, në koncertin e lamtumirës së drejtuesit të operas së Mynihut. Në qoftë se nuk jeni në Mynih, koncerti mund të ndiqet live në rrjetet sociale”, shkruan Ermonela Jaho në Facebook.