Soreca: E rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme, BE krah jush

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca vlerësoi sot dekretimin e 4 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, nga Presidenti Ilir Meta.

Soreca theksoi se, “tani është e rëndësishme që të procedohet me shpejtësi me emërimet e mëtejshme në Gjykatë”.

Ambasadori siguroi se “BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ-në për të arritur këtë objektiv”.

“Mirëpresim dekretimet e Presidentit Ilir Meta për 4 emrat e rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit të KLGJ-së. Tani është e rëndësishme që të procedohet me shpejtësi me emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ-në për të arritur këtë objektiv”, tha Soreca.

Presidenti Meta vendosi që Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Së bashku me këto 4 emërime të reja, Gjykata e Lartë nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Share This Article