Soreca: Keqardhje që ndryshimet në Kodin Zgjedhor u bënë pa kompromis

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan pa kompromis.

Soreca shtoi se po punohet për formimin e Gjykatës Kushtetuese më kuorumin e nevojshëm.

U miratuan ndryshimet e kodit zgjedhor duke përmbushur një kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Megjithatë, është e qartë se dialogu politik duhet të përmirësohet. Ne kemi thënë që na vjen keq që ndryshimet e datës 30 korrik dhe ato të 5 tetorit u miratuan pa kompromis. Ndërsa referuar sistemit të drejtësisë kemi parë avancim.

KLGJ ka finalizuar përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo gjykatë për Gjykatën e Lartë dhe një nga dhomat e gjykatës është funksionale duke përmbushur kështu një kusht tjetër. Po ashtu, është bërë përparim për konstituimin e Gjykatës Kushtetutës. Po punohet nga KED për vlerësimin e kandidatëve për vakancën e hapur. Shpresojmë së të kemi listën për t’ia çuar presidentit për emërim. Kjo do ta çonte në 5 numrin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese që do të ishte shumë afër kuorumit që duhet”, tha Soreca.

Share This Article