Soreca kritik ndaj projektligjit të Ramës për mediat online

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka kritikuar projektligjin e qeverisë për mediat online.

Për Sorecën, lajmet e rreme dhe dezinformimi gërryejnë besimin e publikut në gazetari dhe në institucionet publike, gjë që nga ana tjetër pengon që e gjithë shoqëria të ecë përpara.

Por në të njëjtën kohë, sipas tij,  është e rëndësishme të kuptohet se si të adresohet dezinformimi duke respektuar parimin e lirisë së shprehjes.

Soreca: Kjo më çon në pikën tjetër të rëndësishme: siç e dini shumë mirë, në Shqipëri ka nisma të vazhdueshme ligjore të qeverisë për të ndryshuar legjislacionin e shërbimeve mediatike.Komisioni Evropian fillimisht kishte kërkuar që këto iniciativa të përafroheshin plotësisht me Shërbimet e Mediave Audio-Vizive të BE-së dhe direktivat e E-Tregtisë. Edhe pse shqetësimet kryesore të mëparshme në lidhje me acquis e BE-së duket se janë adresuar, pajtueshmëria e plotë e draft amendamenteve me standardet e lirisë së shprehjes duhet ende të sigurohet.

Soreca tha se Komisioni Evropian ndan shqetësimet e organizatave të tjera ndërkombëtare, që lidhen me mungesën e sigurisë juridike dhe zgjerimin e fushës së kompetencës së Autoritetit të Mediave Audiovizive për të përfshirë rregullimin në internet të mediave – pasi kjo mund të çojë në efekt negativ mbi lirinë e shprehjes.

Soreca: Kur bëhet fjalë për trajtimin e dezinformimit, ndërsa ndajmë shqetësimet e autoriteteve shqiptare në lidhje me dezinformimin, Komisioni rekomandon qasje që janë më pak të ashpra, bazuar në një qasje të vetërregullimit. Kjo është qasja që Komisioni Evropian propozon në Komunikimin e tij mbi “Trajtimin e dezinformimit në internet “.

Ne mendojmë se standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave janë thelbësore për zhvillimin e mediave të forta dhe pluraliste, dhe duhet të merren parasysh plotësisht nga autoritetet shqiptare.

Soreca tha se BE inkurajon autoritetet shqiptare që të ndjekin procesin e konsultimit me komunitetin e mediave për draft amendamentet, duke marrë parasysh ekspertizën e aktorëve ndërkombëtarë, duke siguruar kështu një ndikim pozitiv në të ardhmen të paketës legjislative mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Deklaratën Soreca e bëri gjatë ceremonisë për shpërndarjen e Çmimeve të Bashkimit Europian për Gazetari Investigative në Shtëpinë e Europës në Tiranë./Ora News/

Share This Article