Soreca përshëndet BE-në me perlat natyrore të veriut të Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e Europës, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zgjedhur ta urojë nga veriu i Shqipërisë.

Nga ballkoni panoramik në Tamarë, Soreca tha se po lëmë pas një vit të vështirë porse BE ka qenë në krah të Shqipërisë që preh fillimit të pandemisë Covid 19 për të përballuar krizën shëndetësore dhe ekonomike.

Europa është këtu thotë Soreca, duke shtuar se integrimi i Shqipërisë në VBE po ndodh shumë përpara anëtarësimit.

“Ne investojmë në arsim dhe kulturë sepse besojmë se e ardhmja e Shqipërisë dhe BE do të mbështeten te dija dhe dritësimi, ne investojmë te rrugët për t’ju lidhur më mirë me njëri-tjetrin dhe përmirësojmë biznesin. Ne investojmë në bujqësi, në sigurinë ushqimore dhe mjedis për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj”.

Duke vlerësuar përparimin, që siç thotë Soreca ka bërë vendi muajt e fundit, sipas tij është koha që vendet e BE të bëjnë hapin e rëndësishëm për të çelur negociatat me Shqipërinë.

Tamara ishte pikënisja e turit tre javor të Sorecës, i cili do të ndalojë në çdo Bashki të vendit  për të komunikuar nga afër me qytetarët.

https://www.facebook.com/watch/?v=370893284301563
Share This Article