Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është shprehur se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat e KE në lidhje me vizat, dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.
“Kjo do të thotë që është shumë e qartë për qeverinë shqiptare për integrimin e Shqipërisë në Be dhe çeljen e negociatave. Pra kemi rregullore dhe në bazë të kësaj rregullore, raporti do të kryhet në dhjetor të 2019. Që do të thotë në atë moment do të bëhet vlerësimi nëse Shqipëria ka marrë ato masa që i janë caktuar një vit më parë. Që do të thotë tani për tani KE do të bëjë vlerësimin në rast se apo kur qeveria të sjellë raportin e saj. Është shumë rëndësishme për të përmendur diçka tjetër, qeveria nuk është shprehur se ka një lidhje të gjatë mes emigrimit të paligjshëm dhe krimit. Prandaj do të nevojiten të dhëna për të vërtetuar këtë lidhje. Asgjë nuk ka ndryshuar deri në këtë moment, vijon udhëtimi pa viza në zonën Shengen. Më lejoni që të them që kemi ftuar qeverisë shqiptare që të rrisë bashkëpunimin me Holandën për emigracionin e pa ligjshëm dhe lufta kundër krimit. Udhëtimi pa viza është një arritje fantastike për Shqipërinë, që do të thotë ka pasur një progres që prej vitit 2010. Ju e dini që kam qenë në krye të këtij procesi dhe jam i sigurt që Shqipëria do të marrin masat e duhura që të ruhet kjo arritje fantastike”, tha Soreca.