ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev 8 hours ago
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin 8 hours ago
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën 8 hours ago
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm 9 hours ago
Eksportoi 8 tonë domate me pesticide, lihet në burg pronari i subjektit, dy inspektorë të AKU-së në arrest shtëpie 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Soros paralajmëron pranimin e Kosovës në BE

albnews by albnews
3 September, 2020
in Kosova, Technologji
0
Soros paralajmëron pranimin e Kosovës në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Situata pandemike në Kosovë ka shtyrë Fondacionin për Shoqëri të Hapur të George Sorosit të intervenojë me 1.5 milionë dollarë për t’i ndihmuar Kosovës në blerjen e vaksinave.

Fondacioni, që në Kosovë funksionon prej viteve ’90 dhe vazhdimisht ka përkrahur ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe të hapur në vend, është një intervenim emergjent, në një situatë të jashtëzakonshme.

RelatedPosts

Analiza: Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA, “sinjal i distancimit” nga Kurti

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-të

“Kam shumë për të thënë”/ Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

Alexander Soros, i biri i financierit dhe filantropit të njohur amerikan me prejardhje hungareze, George Soros, që njëherësh është edhe zëvendëskryesues i organizatës së Fonadacioneve për Shoqëri të Hapur, thotë se ndihma e fundit për Kosovën është një që synon të lehtësojë vuajtjet e shkaktuara nga pandemia. Në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore” me shkrim, Soros i riu flet edhe për angazhimet e tjera që kanë në rajon, babai i tij, ai vetë dhe Fonacioni që udhëheq, ndërsa shpjegon edhe arsyet pse ky rajon, dhe posaçërisht Kosova kanë vëmendjen e pandërprerë të Sorosit që prej viteve ‘90.

KD: Sapo kemi mësuar se Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka bërë një donacion prej 1.5 milionë dollarësh për Kosovën, me qëllim që të ndihmohet luftimi i COVID-19. Sa kemi kuptuar, të hollat do të përdoren për të blere teste, të cilat kanë munguar. Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka ndihmuar me zemërgjerësi Kosovën për dekada, por është paksa risi që të ndihmoni në këtë fushë të veçantë. Pse është ky rasti tani, dhe pse posaçërisht Kosova?

Alex Soros: Në tri dekadat e kaluara ka pasur kohë kur babai im, George Soros, dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur kanë ndërhyrë në përpjekje për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga emergjencat humanitare. Hera e parë ishte më 1993, kur ai dha 50 milionë dollarë për ta ndihmuar Sarajevën nën shtetrrethim që të sigurohej furnizimi me ujë, rrymë dhe që njerëzve t’u jepej fara për të mbjellë perime në ballkonet e tyre. Ka pasur edhe shumë raste të tjera, për shembull në Myanmar më 2008, kur ndihmuam njerëzit e goditur nga cikloni, më 2010 në Haiti, kur kishim ndihmë emergjente pas tërmetit, në të njëjtin vit në Pakistan që ishte goditur nga vërshimet, më 2011 pas kolapsit ekonomik, ne dhamë fonde emergjente për të përkrahur shërbimet esenciale dhe shoqëritë civile në gjithë Evropën Lindore dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në këto raste, babai im mendoi se mund të lëvizim më shpejt se qeveritë apo të plotësojmë nevojat esenciale që qeveritë mund të mos i konsiderojnë të jenë esenciale – siç ishte sigurimi i gazetave të shtypura në Sarajevë, sepse qasja në informacione ishte e rëndësishme.

Këto janë vetëm disa prej dhjetëra shembujve. Ndihmat emergjente jepen shpesh në vende ku ne kemi një trashëgimi dhe përkushtim të gjatë – sikur që është rasti me Kosovën.

Kemi lansuar një pako ndihme emergjente prej 200 milionë dollarësh për të adresuar ndikimin e COVID-19 në mbarë botën. Siç e dini, pandemia ka ekspozuar pabarazinë e skajshme në mbarë botën: vendet më të varfra dhe komunitetet e lëndueshme në vende më shumë të zhvilluara janë goditur më së rëndi. Natyrisht, sistemet e shëndetit publik në shumë prej këtyre vendeve tashmë janë shtrënguar së tepërmi.

Ne i kemi ndihmuar Budapestin dhe Milanon kur e kishin momentin e nevojës, tani po bëjmë të njëjtën me Kosovën. Që nga lehtësimi i masave në muajin maj, Kosova ka pasur një rritje dramatike të rasteve me COVID-19. Numrat në rritje të infeksioneve të reja po i vënë nën presion kapacitetet tashmë në kufi të Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës.

Kosova nuk mund t’ia lejojë vetes që të humbë më shumë kohë për shkak të pandemisë, për shkak të mungesës së testeve. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i fondacionit të Kosovës, e ka parë të nevojshme që të ndërhyhet dhe të ndihmohet me prokurimin e 100.000 RT PCR komplete testesh që do të ndihmojnë në rritjen e diagnostikimit, gjurmimit të kontakteve dhe përmirësimit të menaxhimit të përgjithshëm të pandemisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

Princi Harry vendos kurorë për nder të të rënëve të luftës ukrainase në një vizitë surprizë në Kiev

12 September, 2025
Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

Danimarka do prodhojë karburant për raketat ukrainase, Kremlini: Do përshkallëzojë konfliktin

12 September, 2025
Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

Zelensky: Prania e dërguarit special amerikan në Kiev, mbrojtje ajrore për Ukrainën

12 September, 2025
Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë: Operacioni për rrëzimin e dronëve rusë, i suksesshëm

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result