Sot 23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Meta: Guximi i tij të frymëzojë përpjekjet për një Shqipëri si Europa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar figurën e Azem Hajdarit në 23-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Meta shkruan se Hajdari ishte udhëheqës i lëvizjes që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

“Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Meta.

Azem Hajdari u vra 23 vite më parë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. 

Share This Article